Qumështi është një nga produktet që përfshihet gjerësisht në regjimin tonë ushqimor. Duke patur vlera ushimore te rëndësishme, shumica e recetave, duke nisur nga pijet e deri tek ëmbëlsirat e kanë pjesë të përbërësve të tyre, por jo të gjithë mund ta shijojnë pasi në vend që të ndihmojë organizmin, i shkakton probleme. Disa prej tyre janë ata që vuajnë nga sëmundja e diabetit.
Diabeti eshte nje semundje kronike, e cila ndikon ne nivelin e sheqerit në gjak. Qumështi duke qenë se ka përqindje të lartë të laktozës, një formë sheqeri, sapo përthithet nga organizmi shkakton një prishje të ekuilibrave të glukozës. Ndaj dhe konsumimi i këtij produkti të bulmetit mund të kthehet në rrezik shëndetësor nëse nuk tregohet kujdes.
Ekspertët ushqimor këshillojnë që të zëvendësoni qumështin e zakonshëm me atë të bajames. Ky produkt zakonisht u sugjerohet personave që vuajnë nga intoleranca e laktozës, si dhe është alternativa më e mire për personat që vuajnë nga diabeti.
Por si perfiton trupi juaj nga ky produkt?
Siç mund ta dini indeksi i glicemisë është një nga faktorët kryesor që e përcaktojnë një ushqim të mirë për personat që vuajnë nga diabeti. Qumështi i bajames Alpro pa sheqer qëndron në vlerën 25, duke e klasifikuar atë në listën e ushqimeve më një indeks të ulët glicemik. Ndaj dhe është i sigurt për t’u përdorur nëse vuani nga diabeti. Nga ana tjetër duke qenë një produkt pa sheqer të shtuar dhe pa ëmbëlsues, është krejtësisht i shëndetshëm për të zëvendësuar qumështin e zakonshëm.
Një tjetër vlerë unike e këtij qumështi lidhet me faktin se ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq në organizëm. Kjo është një e dhënë me vlerë për diabetikët, pasi ata janë të predispozuar që të preken edhe nga sëmundjet e zemrës. Pra ju mbroni trupin tuaj nga shfaqja e problemeve si tensioni i lartë, qarkullimi i dobët apo edhe mpiksja e gjakut.
Qumështi i bajames Alpro eshte I pasur me Kalcium, i cili eshte shume e rëndësishëm për shëndetin e kockave. Për të mos përmendur këtu mineralet, vitaminat D dhe B12 te cilat përthithen nga trupi duke ndihmuar ne uljen e lodhjes dhe parandalimin e simptomave që lidhen me dëmtimin e nervave.
Për ta gjetur mjafton të kërkoni produktet Alpro në dyqanin apo marketin më të afërt me shtëpinë tuaj dhe filloni ta konsumoni për të qenë sa më të shëndetshëm.