SPAK, nëpërmjet hetuesve të BKH dhe ekspertëve të FBI që janë atashuar pranë këtij institucioni, ka nisur kontrollin e banesave, telefonëve, adresave elektronike dhe pasurive të regjistruara e të fshehura të personave të lidhur me Ilir Metën, ku është skeduar edhe Piro Xhixho, prej 17 vitesh drejtor telekomunikacioni dhe AKEP, i emëruar nga Ilir Meta…
Pas marrjes në pyetje të Fatime Kryemadhit, lidhur me burimin e pasurive të shumta; SPAK nëpërmjet hetuesve të BKH dhe ekspertëve të FBI që janë atashuar pranë këtij institucioni, ka nisur kontrollin e banesave, telefonëve, llogarive bankare, bizneseve, adresave elektronike dhe pasurive të personave të tjerë të lidhur me Ilir Metën.
Përveç Muharrem Berishës, ndërtuesit e administratorit të guroreve në malin e Tomorit; të Drini Kryemadhit, Elona Gurit e Vojo Bregut të quajtur “kasaforta” e Ilir Metës dhe disa blogerëve e komikut Bes Kallaku, SPAK ka skeduar dhe Piro Xhixhon.
Ky është babai deputetes dhe Zv/presidentes së PL, Erisa Xhisho; i cili në periudhën tetor 1999-nëntor 2017 kur Ilir Meta ka qenë ministër, zv/kryeministër, kryeministër e kryetar Kuvendi, ishte emëruar prej tij, Drejtor i Përgjithshëm i Post-Telekomunikacioneve në Ministrinë e Transport-Telekomunikacionit.
Pasi së bashku, vodhën 60 milionë USD nëpërmjet Telekomit Shtetëror; Ilir Meta i futi vajzën Erisa Xhixha në LSI, të cilën në qershor 2005 ia emëroi kryetare të LRI; në vitin 2007 ende studente e emëroi këshilltare Bashkiake të Tiranës, në vitin 2009 dhe Zv/kryetare të LSI ku është prej 15 vitesh; në vitin 2011 e kandidoi për Kryetare të Njësisë Bashkiake Nr. 5 në Tiranë, ndërsa para 1 jave e emëroi zv/presidente të partisë.
Ngritja në karrierë e Erisa Xhixhos dhe pompimi që i bëri muajin fundit, nuk ka asnjë lidhje me vlerat e saj, sepse nuk shquhet për të tilla; por me vjedhjet e shumta, që babai i saj Piro Xhixho ka bërë me Ilir Metën gjatë 17 viteve drejtor i telekomunikacionit në ministri dhe Kryetar AKEP.
Gjatë kohë si drejtues, Piro Xhixho ka grumbulluar, administruar e fshehur miliona USD e pasuri të shumta për llogari të Ilir Metës, aq sa në vitet 2000-2003 dhe në vitet 2009-2017, kur Ilir Meta ishte në pushtet me PD-në e PS-në; kur vendoste Piro Xhixho, lidhur me tarifat e Telekom dhe kompanive celulare, zbatohej menjëherë e pa bërë zë.
Sepse e dinin, që Piro Xhixho përfaqësonte interesat e Ilir Metës dhe një pjesë e shtesës së tarifave te telefonive, ia kalonin ilegalisht Ilir Metës, ndërsa kush kundërshtonte, gjobitej deri në 300 milionë lekë dhe kërcënohej me bllokim licence e ulje tarifash nën çmimin normal.
Por gjurmët e hetimit që po bënë BKH e FBI dhe indiciet për pasuritë e pa deklaruara të Ilir Metës, të çojnë te adresa e Piro Xhixhos, i cili, në emër të tij, familjarëve e krushqive, ka fakte se fsheh pasuri, llogari bankare e biznese të Ilir Metës, madje dhe pasuri e transferta jashtë vendit.
Aktualisht, po skanohen 32 pasuri të Piro Xhixhos, që janë apartamente, vila, troje, toka e ish-objekte shtetërore, të regjistruara në emër të tij, të fëmijëve ku figuron dhe deputetja Erisa Xhixho, te burri i saj e deri te familjarët e burrit.
Për këto pasuri, referuar dhe informacioneve të administruara nga SPAK e BKH dhe te zyra anti-mafie në Ambasadën e SHBA; është krijuar indicia, se Piro Xhixho, familjarët dhe burri i Erisa Xhixhos, nuk kanë pasur mundësi t’i siguronin me pagat e tyre.
Nën hetim janë vëne dhe 5 bizneset që ka familja “Xhixho”, me aktivitet; shkolla, kopshte e çerdhe fëmijësh; kompani importi ilaçesh e farmaci, ndërtim dhe agjenci turistike, si “Vitavix Sh.p.k” e “Fu-Farma”, “British School Of Tirana”, koncesioni “Albanian Sugar Industry” në ndërtesën e ish-Fabrikës së Sheqerit-Maliq, të dhuruar nga Ilir Meta etj.
SPAK, BKH dhe ekspertët e FBI, kanë nisur t’i hetojnë 32 pasuritë, 5 bizneset dhe llogaritë bankare të “Xhixho”-ve, për të zbuluar se sa prej tyre janë të Ilir Metës.