183
Sot mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike në orën 14:00. Fokusi do të jetë tek Primaret dhe tek aksioni opozitar. Do të bëhet një kontroll formal i rregullave dhe personat që do të marrin pjesë në Primare. Në të njëjtin fokus do të jetë edhe aksioni i Partisë Demokratike. Deri më tani nuk ka ndonjë deklaratë për të përcaktuar se kur mund të jetë protesta e radhës.