Çfarë po ndodh me Najdovskin?! Mësohet vendimi i fundit i Tiranës për mbrojtësin maqedonas

Najdovski

Më 17 mars, në takimin e fundit kundër Dinamos, Filip Najdovski u rikthye në fushë. Mungesa e maqedonasit lidhej me problemet fizike, i cili duke patur në dispozicion edhe kohën e ndërprerjes së kampionatit për shkak të impenjimeve të përfaqësueseve duhet të jetë totalisht gati dhe pa asnjë alibi mungese në të dy anët.

E kështu, tekniku Erbim Fagu do ta kthejë titullar lojtarin për ndeshjen e javës së 29-të kundër Teutës. Për t’a kuptuar, Najdovski e Tirana janë të ndarë ende në fronte, me ish-kapitenin që u ndje i anashkaluar ndërsa Halili i pari akuzonte mungesë impenjimi.

Për momentin palët i kanë ulur tonuset, duke kuptuar se në këtë moment një rrugë e mesme e përbashkët i shërben të dyve. 31-vjeçari do të ketë në krah Erion Hoxhallarin, që kthehet pasi kreu skualifikimin.

LEXO MË SHUMË: Najdovski thyerje totale me Tiranën, mbrojtësi shtiret i dëmtuar; kërkon largimin në fund të sezonit

 

https://www.youtube.com/watch?v=AZD9mPJsr5Y

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës