A do të jenë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito çifti i “Big Brother Vip 2”? Kjo ka qenë pyetja e cila ka shoqëruar të gjithë që në fillim të këtij spektakli.
Aq sa në publik edhe brenda shtëpisë diskutohet nëse dyshja ndjejnë diçka për njëri-tjetrin. Moderatorja e ka shprehur qëndrimin e saj, duke thënë se nuk e shikon më shumë këngëtarin.
Ndërsa ky i fundit është vendosur me shpatulla pas murit nga Olta Gixhari, e cila shumë drejtpërdrejtë e ka pyetur: Ti e ke seriozisht me Kiarën?
E në një situatë të tillë, ballë për ballë me aktoren, Luizi u “detyrua” të përgjigjej, ndonëse tha vetëm që është vajzë e mirë.
“Është shumë vajzë e mirë. Kaq, nuk kam koment tjetër,”-ka thënë këngëtari.
Kujtojmë se i pyetur gjatë puntatës së mbrëmjes së të martës nga Arbana Osmani, Luizi mohoi të pëlqente ndonjërën në veçanti nga vajzat brenda shtëpisë duke thënë se i sheh si motra.
“Jo asnjë. Pyetje është kjo moj Arbanë? A nuk i ke parë njëra më e bukur se tjetra? Unë i shoh të tëra si motra. Jemi familje e madhe shumë e lumtur”, tha ndër të tjera Luizi.
Shumë banorë të BBV Albania nuk i kanë kursyer komentet për Luizin. Edhe pse ata kanë pak ditë që janë bërë pjesë e shtëpisë së famshme, Luizi ka marrë vëmendjen e padiskutueshme për tipin dhe humorin e tij.
Por Tea Trifoni ndër të tjera e ka cilësuar këngëtarin si “pervers”.