Çfarë ndodhi mes Paredes dhe D’Ambrosio gjatë ndeshjes Inter-Juve: ndërsa ata qeshnin i jepnin goditje të ndaluara njëri-tjetrit (video)

Ndeshja mes Interit dhe Juventusit u ndez menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë: nervat e tensionuara të protagonistëve të derbit italian i dhanë jetë një sherri të madh që mbërriti pikërisht në momentin e bilbilit të arbitrit dhe kishte si protagonist Danilo D’ Ambrosio dhe Leandro Paredes. Situata doli jashtë kontrollit dhe lojtarët u sanksionuan me karton të kuq secili pas përfundimit të ndeshjes. Për të qetësuar të dy, është dashur ndërhyrja e stolave, të cilët janë futur në fushë për të shuar sherrin…

Gjithçka nisi kur argjentinasi hyri në fushë, i futur nga Allegri shtatë minuta nga fundi i ndeshjes. Mesfushori u ndëshkua ne fillim të kohës shtesë për humbje kohe, por ishte në minutat e fundit që u ndez përballja e ashpër me D’Ambrosio: dy lojtarët filluan të ngacmojnë njëri-tjetrin nga distanca dhe zikalteri u ndëshkua me të verdhë. Menjëherë pas fërshëllimës së trefishtë ka nisur sherri i vërtetë.

@ilievvfx PAREDES MY GOAT 🐐 HOLD D'AMBROSIO #paredes #dambrosio #inter #juventus #derbyditalia #football #fyp ♬ original sound – was cv3tanka

Thirrjet e shumta nga arbitri nuk mjaftuan për të parandaluar përshkallëzimin e situatës: në fund të ndeshjes u përplasën D’Ambrosio dhe Paredes, siç vërtetohet nga pamjet e fushës në të cilën shihet mbrojtësi i krahut duke iu afruar kundërshtarit për të vazhduar mosmarrëveshjen e lënë pezull pak minuta më parë. Argjentinasi nuk kurseu veten, mes një buzëqeshje provokuese dhe një prekje ndaj kundërshtarit që reagoi duke i shtrënguar qafën me njërën dorë. Është shkëndija vendimtare që nis të dy stolat, gati për të zgjidhur debatin e madh në fushë.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)