Çfarë ndodhi me “shoqërinë” e tyre?! Noizy nuk e fton Luizin në koncertin e tij

Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Yll Limani, Varrosi, Ghali, Elai, Era Istrefi, Ravanny, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, BM, Stine, Rudi, Mr Elvis, West Side Family, Stresi, Elgit Doda, janë artistët që do të performojnë në koncertin e Noizy-t.

Por nëse e shihni me kujdes në listën mungon Luiz Ejlli. Pas daljes së tij nga “BBV” Noizy dhe Luizi u shfaqen bashkë në koncert, ku u bënë edhe premtime të mëdha, si bashkëpunime midis tyre e shumë të tjera.

Mirëpo deri tani nuk kemi parë asgjë. Dhe kjo jo nga mungesa e kohës nga palët besojmë, pasi të dy kanë sjellë projekte gjatë kësaj kohe. Madje Luizi konfirmoi edhe bashkëpunimin e tij të parë me “rivalin” e Noizy-t, Getoar Selimin.

Të jetë kjo arsyeja pse nuk po e shohim Noizyn dhe Luizin më bashkë? Mbetet për t’u parë. Kujtojmë që Luizi ishte i ftuar special edhe në koncertin e Elvana Gjatës që u mbajt ne 22 qershor.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)