Çfarë i ndodhi Antonio Contes? Trajneri i Tottenham përfundon në operacion, dhimbje të forta barku

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte, do t’i nënshtrohet një operacioni në mënyrë të menjëhershme. Lajmin e bën me dije vetë klubi i Tottenhamit, që tregon edhe dinamikën e këtij problemi shëndetësor të trajnerit italian.

Mësohet se Conte ka pasur dhimbje të mëdha barku dhe pas ekzaminimeve ka rezultuar se ka kolecistit, teksa sot do të hyjë në sallën e operacionit për të hequr fshikëzën e tëmthit. Kështu, Tottenham do të duhet të bëjë pa të për disa ditë.

Njoftimi i klubit: “Antonio Conte është ankuar së fundmi për dhimbje të forta barku. Pas një diagnoze të kolecistitit, ai do t’i nënshtrohet një operacioni sot për të hequr fshikëzën e tëmthit dhe do të kthehet pas një periudhe rikuperimi. Klubi i uron atij çdo të mirë”.

Related posts

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull

Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën