Trajneri i Tottenham, Antonio Conte, do t’i nënshtrohet një operacioni në mënyrë të menjëhershme. Lajmin e bën me dije vetë klubi i Tottenhamit, që tregon edhe dinamikën e këtij problemi shëndetësor të trajnerit italian.
Mësohet se Conte ka pasur dhimbje të mëdha barku dhe pas ekzaminimeve ka rezultuar se ka kolecistit, teksa sot do të hyjë në sallën e operacionit për të hequr fshikëzën e tëmthit. Kështu, Tottenham do të duhet të bëjë pa të për disa ditë.
Antonio Conte recently became unwell with severe abdominal pain.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) February 1, 2023
Following a diagnosis of cholecystitis, he will be undergoing surgery to remove his gallbladder today and will return following a period of recuperation.
Everyone at the Club wishes him well 💙 pic.twitter.com/h91LfV8lD9
Njoftimi i klubit: “Antonio Conte është ankuar së fundmi për dhimbje të forta barku. Pas një diagnoze të kolecistitit, ai do t’i nënshtrohet një operacioni sot për të hequr fshikëzën e tëmthit dhe do të kthehet pas një periudhe rikuperimi. Klubi i uron atij çdo të mirë”.