“Çfarë është kjo zallamahi që krijojnë këto”, Stavri Nica sulm frontal arbitrit: Korne e paqenë, goli ishte faull!

Kukësi u mposht nga Dinamo me rezultatin 2-1. Një gol në minutën e 101-të, i hoqi nga dora pikën skuadrës verilindore, në duelin ku nuk munguan kontestimet. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i kuksianëve, Stavri Nica, ka reklamuar golin e dytë të shënuar nga Dinamo. Sipas teknikut goli ishte i parregullt.

“Ne bëmë punën tonë javore, me aq sa mund të bësh për një javë. Shije të keqe më la episodi i fundit, arbitri dha një korne të paqenë, edhe goli ishte faull, kërceu me dy duar sipër. Më duket e qëllimshëm. Djemtë dhanë maksimumin, dalim të zhgënjyer nga kjo zallamahi që kanë marrë përsipër të krijojnë arbitrat. Specialistët ta shikojnë me kujdes, duhet të reklamohet ndeshje.

Akoma skuadra ka probleme besueshmeri dhe mekanizimit taktik. Është problem që do kohën e vetë. Duhet të kishin bërë golin tjetër. Kontrolli me nisje të shpejta ishte shumë i saktë. Nuk ka punë që nuk bëhet. Mungon besueshmëria, lojtarët dyshojnë shumë”, deklaroi Nica për mikrofonin e “MCN”.

Related posts

Dy fitore radhazi, Kukësi tani shënjestron Korabin për parakalimin në renditje

Vetëm 1 muaj në stolin e Vëllaznimit, Mirel Josa shkëput marrëveshjen me klubin kosovar

Jasir Asani “çmend” koreanët me golin në Championsin e Azisë, më pas deklarata: Nuk kam fjetur për 3 ditë, mendoja vetëm për këtë përballje (video)