Çfarë duhet të mbani parasysh kur ekspozimi në diell vazhdon për orë të tëra

by KLIKOJE.AL

Ditët me diell kanë mbërritur edhe pse jemi ende në muajin shkurt. Ndonëse të gjithë nxitojmë të shijojmë diellin, është e rëndësishme të mos harrojmë të kujdesemi për lëkurën tonë në ditë jo vetëm të ngrohta, por dhe kur jashtë klima është ende e ftohtë. Më poshtë ju sjellim 5 këshilla të cilat duhet t’i keni parasysh sipas ‘Healthy-magazine’:

  1. Duhet të vendosni produktet mbrojtëse edhe mbi lëkurën, e cila është nxirë nga dielli, por duke e minimizuar gradualisht përdorimin e kremit.
  2. Duhet të shmangni ekspozimin kur rrezatimi është në kulmin e tij e sidomos tek fëmijët e vegjël. Në mëngjes dielli, ndryshe nga mesdita ka më pak rreze me UVB, rreze të cilat djegin lëkurën dhe me kalimin e kohës shkaktojnë tumore. I vetmi avantazh është të përpiqeni të ruani veten nga dielli.
  3. Të përdorni kremin e diellit me faktor mbrojtje më të lartë se 15-të. Mjafton një faktor mesatar në të shumtën e rasteve: në fakt kremi mbrojtës 50+ mbron vetëm 5% më shumë se kremi me faktor mbrojtje 30-të. E rëndësishme në rastin e fëmijëve ose të personave me lëkurë të çelët është të mos zbresin kurrë poshtë 15-të.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.