“E di sa i vështirë është stadiumi në Tiranë”, presidenti i Federatës polake i lehtësuar nga shorti: Avantazh që luajmë në Varshavë

Cezary Kulesza

Polonia është kundërshtari i Shqipërisë në Play off të Botërorit. Kuqezinjtë masin forcat me polakët në mars, me synimin e vetëm kualifikimin.Ndeshja e parë do të zhvillohet në Varshavë, një terren i njohur për trajnerin Sylvinho, i cili debutimin e tij me Kombëtaren e Shqipërisë e bëri pikërisht në këtë qytet. Mediat në Poloni kanë pasqyruar komentet e shumë figurave, duke përfshirë edhe atë të kreut të Federatës polake të futbollit, Cezary Kulesza i cili theksoi avantazhin se do të luhet në Poloni.

“Nga njëra anë, shorti ishte i mirë, nga ana tjetër, jo. Gjithçka do të vendoset në fushë. Ne kemi luajtur kundër Shqipërisë, i njohim ata. Avantazhi ynë është se do të luajmë në shtëpi sepse e dimë sa i nxehtë është stadiumi i Shqipërisë në Tiranë. Lojtarët tanë i njohin shumë mirë këta futbollsitët kundërshtarë. Do të duhet të presim sepse shumë gjëra mund të ndodhin në katër muaj. Kulmi i gjithë kësaj do të jetë kualifikimi ynë për në Kupën e Botës.” Ishte deklarata e Cezary Kulesza

Nëse Shqipëria arrin të mposhtë Poloninë, në finalen e playoff do të përballet me fituesin e ciftit Ukrainë-Suedi. Në këtë rast, vendi i ndeshjes finale varet nga rezultati i gjysmëfinales tjetër:Nëse triumfon Ukraina, finalja do të luhet në fushë asnjëanëse. Nëse fiton Suedia, Shqipëria do të luajë finalen në Stokholm, duke u përballur me një transfertë të vështirë.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe