Çështja Vllaznia-Ultras, Alban Xhaferi reagon: Pse duhet të reagojë klubi? Në stadium vijnë vetëm 700 veta

Te Vllaznia ‘vlon’ një çështje mes klubit dhe tifozave për mbylljen e sektorit ‘ultras’, C5 në stadiumin ‘Loro Boriçi’. Tifogrupi kuqeblu ka bërë disa reagime kundër drejtuesve, por deri tani ka patur një mungesë sqarimi nga ana e klubit për këtë vendim.

Presidenti Alban Xhaferi ka thyer heshtjen duke postuar një thënie ‘thumbuese’ në profilin e tij në Facebook. “Është shumë më fisnike t’i shmangës situatat e pakëndshme përmes heshtjes, sesa t’i tejkalosh ato përmes grindjes”, shkruan Xhaferi.

Një vërshim komentesh nga figura të ndryshme sportive, por edhe tifozë që nuk kanë mbetur pa marrë një përgjigje nga kreu u klubit. Xhaferi ka shkuar më tej duke sqaruar me detaje se pse klubi ka marrë këtë vendim për mbylljen e sektorit.

“Nuk e kuptoj se për çfarë duhet të pronocohet klubi, ku dje në ndeshje ka patur në total një numër prej 700 vetash dhe duke u referuar me numrin e ulët të biletave të shitura, për të qenë tifozëria më e bashkuar edhe nga ana vizuale si dhe për të optimizuar kostot kemi vendos si klub për të hapur tribunën ballore, A ,B dhe VIP-in.

Këtë ja kemi shpjeguar dhe shumë tifozave që na kanë kontaktuar. Siç e citova më lart, tifozëria është zemra e ekipit dhe kemi mbështet dhe do vazhdojmë të mbështesim çdo tifoz apo grup tifozash që janë në të mirë të ekipit”, sqaron Xhaferi në komente.

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore