Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur kritika ndaj disa prej mediave në vend, që sipas tij po tentojnë të relativizojnë çështjen “McGonigal”. Në një mbledhje me drejtuesit e departamenteve në PD, Berisha deklaroi se në Shqipëri po bëhen tentativa për të zbehur apo për të fshehur atë që ai e konsideron një skandal ku është i përfshirë kryeministri Rama në një marrëdhënie korruptive me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Kreu i PD-së shtoi se një vit më parë, kreu i qeverisë akuzonte demokratët se po punonin kundër SHBA-së, ndërkohë që u zbulua se vetë Rama po kryente akte antiamerikane.
Berisha: Mendja juaj, fjala juaj, idetë tuaja, departamentet duhet të jenë laboratori i platformave, ideve për të cilat ka nevojë jetike PD-ja dhe Shqipëria. Por, departamentet si bashkësi ekspertësh, intelektualësh e specialistësh kanë një mision tjetër të jashtëzakonshëm. Misioni i tyre është kontributi i secilit prej anëtarëve të departamenteve, për të qartësuar, për të mbrojtur në çdo rast interesin publik. Anëtarët e departamenteve, janë intelektualë, por një intelektual nuk harron kurrë se nuk është profesioni ai që përbën thelbin e tij.
Profesioni është zanati. Ai që përbën thelbin, është mbrojtja e interesit publik. Këtu kemi nevojë shumë për zërin tuaj, kudo që jemi. Në departamentet tuaja, në biznese, në media, duhet të bëjmë gjithçka për të shpëtuar shqiptarët nga terrori, nga diktatura e relativizmit. E majta, jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë, përdor relativizmin për të maskuar të gjitha krimet dhe mëkatet që kryen.
Ju e shihni se çfarë ndodh këtu. Ndjej dhimbje dhe keqardhje për qytetarin, i cili ulet para ekranit, dhe relativisht të paguar, bëjnë gjithçka për të fshehur të vërtetën. Mirëpo këta nuk janë pak. Janë një grup, që e vërteta është, të themi ndonjëherë quhen analistë, por janë lakej të regjimit, që çdo zhvillim përpiqen ta relativizojnë. Po ju jap një shembull. Ka një muaj që ka shpërthyer një nga aferat më të mëdha të shekullit. Rama-Gonigal. Ju them, në publicitet në botë, ka marrë më shumë sesa Deripaska-Gonigal.
Prapa Deripaskës qëndron Putini, armik i vjetër i SHBA-së. Por kur e bën Shqipëria një akt të tillë, karakteri armiqësor bëhet shumë herë më i madh, sepse e bën një vend mik. Pavarësisht se me një akt të tillë, i fut një thikë në zemër marrëdhënies mes dy vendeve. Kush? Një njeri që bërtiste prej 1 vit e gjysmë që etiketonte PD-në si antiamerikane. Në një kohë që ai kryente akte antiamerikane. Cilat ishin mediat? Një përpjekje e jashtëzakonshme nëse është në hetim apo jo. Pavarësisht se është shkruar emri i tij në aktpadi, 14 herë i shkruar. Tregohet që ka dhënë rryshfet, këshilltarët e tij që kanë dhënë para. Tregu i turpshëm i listimit në listën e zezë. Ndodhin të gjitha këto dhe prapë po të dëgjosh mediat, fshehin dhe zbehin të vërtetën.
Ju ndiqni mediat. Kandidatët tanë janë nga mëngjesi në darkë në fushatë. Pse i paraqesim? Grimcat më të vogla. Sikur këta nuk ekzistojnë. I fshehin dhe bëjnë një veprim, Erion Veliaj, ka hapësirë sa Edi Rama. Atëherë mediat janë këto që janë. Një pjesë nuk mbajnë këtë qëndrim. Disa nga rrjetet janë marrë me qira nga Veliaj dhe Rama.Caktojnë ata se kush do drejtojë njërin rrjet ose tjetrin. Opozita të përdorë mediat sociale në mënyrën më të fuqishme.