Ceferin “harron” Armand Dukën, kreu i UEFA-s të enjten në Tiranë, fillimisht takim “kokë më kokë” me Ramën

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin do të zbarkojë ditën e enjte në Tiranë. Slloveni pritet të ketë një takim të veçantë me kryeministrin Edi Rama, takim në të cilin nuk pritet të jetë pjesë presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Kjo vizitë pritet të sqarojë shumë gjëra, fillimisht për ndërhyrjen e politikës në futboll, por edhe për manipulimin e zgjedhjeve në Shoqatat Rajonale.

Është parashikuar se Ceferin do të qëndërojë vetëm një ditë në Tiranë, ndërsa pas takimit me kryeministrin e  Shqipërisë, Ceferin do të takohet me Armand Dukën. Presidenti i UEFA-s duhej të mbërrinte ditën e hënë, kjo nuk u arrit për shkak të agjendës së tij të ngjeshur.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit