Caktohet takimi mes drejtuesve të Manchester Cityt dhe babait të Messit

by KLIKOJE.AL

Manchester City thuhet se ka një takim me babanë e Lionel Messit, ndërsa Interi, PSG dhe Manchester Unitedi janë gjithashtu në garë për transferimin e yllit argjentinas, i cili dorëzoi kërkesën e tij për largim nga Barcelona.

Legjenda e klubit dëshiron të largohet nga Barcelona këtë verë pasi një gjë të tillë ia ka konfirmuar drejtuesve të klubit gjatë të martës.

Favoritë për transferimin e Messit thuhet se është City, pasi Pep Guardiola ka punuar tashmë me argjentinasin te Barcelona dhe kanë raporte të mira mes vete.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, babai i Messi ka rezervuar një takim në Angli të hënën me drejtorët e Manchester Cityt.

Pretenduesit e tjerë janë natyrisht Interi, i cili mund të përfitojë nga një ligj i taksave në Itali që do të zvogëlonte ndjeshëm koston e operacionit, dhe një klub që tashmë kishte provuar të nënshkruajë Messin kur ai ishte ende i ri.

Paris Saint-Germain është gjithashtu në gjurmë, ndërsa Manchester Unitedi po përpiqet të përfshihet në këtë garë.

Megjithatë, beIN Sport raporton se është një garë mes Cityt dhe Interit për transferimin e Messit, i cili do largohet pashmangshëm nga Camp Nou.

Ende ka çështje që duhen zgjidhur, për shembull pretendimi i Messit për klauzolën që i lejon atij të largohet si lojtar i lirë këtë verë.

Është raportuar se ai është duke e përfshirë edhe FIFA-n për të vendosur mbi situatën kontraktuale javën e ardhshme.

Ndërkohë, TYCSport në Argjentinë shton se edhe përkundër situatës, Messi do të marrë pjesë në seancat stërvitore të Barcelonës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.