182
Andrew Charles Beard i ka marrë jetën gruas së tij 24 vjeçe. 33-vjeçari ka thënë se është penduar. Ai ka thënë se është penduar dhe se e ka bërë këtë gjë sepse ajo i kishte marrë kujdestarinë e vajzës së vogël. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në 2 tetor në Teksas në Amerikë. ”Metro” raporton se burri 33-vjeçar e ka treguar vetë se çfarë ka bërë. Ai ia ka marrë jetën gruas në sy të vajzës së vogël dhe që ajo mos ta kuptonte se kush ishte, ai kishte vendosur maskë dhe mjekër të rreme. Por ka qenë një komshi ai që e ka parë të dalë nga shtëpia dhe më pas 33-vjeçari ka treguar çdo gjë.