Një video e bërë virale orët e fundit, ku pas përfundimit të ndeshjes Burreli-Pogradeci përfunduar 2-0, shfaqet lojtari i ndeshjes Arnold. Mesfushori spikati jo vetëm me golin por edhe me lojën e shënuar.
Futbollisti u shfaq për tu intervistuar në emisionin “Super Gol”, figura e tij nuk arrinte të dallohej. Në studio plasi e qeshura mes drejtueses Hygera Sako dhe 3 panelistëve Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola. Megjithatë shumë portale dhe media e kanë cilëusar këtë si racizëm edhe bullizim, por për të larguar çdo zhurmë, në orët e fundit ka reaguar zyrtarisht shefi i klubit të Burrelit, Klevis Gjoka. Në statusin e tij në Facebook, shkruan se nuk ka patur asnjë shenjë racizmi.
KS Burreli reagim publik
KS Burreli njofton publikisht se distancohet nga akuzat për racizëm në drejtim të RTSH, në lidhje me episodin gjatë intervistës së lojtarit të skuadrës tonë, Arnold Siaë në emisionin “Supergol” me moderatoren Hygerta Sako. KS Burreli bën të ditur se asnjë nga reagimet nga faqet në rrjetet sociale me emrin e klubit, nuk është I faqes zyrtare të klubit, dhe në këtë mënyrë nuk përfaqëson qëndrimin e klubit.
Pasi ka analizuar rastin disa herë me vëmendje në versionin integral të intervistës KS Burreli konstaton se nga drejtues apo moderatorja e emisionit në asnjë nga komentet e bëra nuk përmenden komente me nuanca racizmi apo diskriminimi ndaj lojtarit të skuadrës tonë.
KS Burreli gëzon një partneritet të shëndetshëm me RTSH në transmetimin e ndeshjeve dhe promovimin e skuadrës në edicionet informative dhe fton tifozët të mos bien pre e spekulimeve me axhendë personale.
