Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët e Lezhës këtë pasdite ndërsa na ndajnë shumë pak ditë nga dita e zgjedhjeve.
Rama: Pa të bo ty që të vish plumb pushke nga Tirona në qendër të Peshkopisë se le kët punë, pasi Ulsiu që kalamo merrte atë rrugën pa fund për të shku student në Tiranë për të punu në Shkodër, Lezhë e Tiranë, jo Lamborghini por traktor për të shku e merrte Tironë -Peshkopi më shumë se Tiron- Londër, sot Noizy provoi se mund të shkohet edhe me një makinë shpejtësie të lartë jo vetëm shpejt në kohë por edhe pa ndonjë problem veshkash e nervash.
Pse bufi merret me Lamborghinin e Noizyt është temë tjetër, se Noizy ka bërë shumë albume, është këngëtar, po bufi ça kënge ka këndu që mori 6 milionë edhe i nisi për Amerikë për të heq nga veshi atë matrikullimin që i kanë vu atje dhe nuk e di a e hoqi a s’e hoqi, as më intereson fare, por mesa kuptoj unë tani të paktën, i mori Latifi gjithë ato lek, Latifi se di ku është, magjia s’po funksionon, bufi ka nis historinë që po afrohen vjedhjet, jo zgjedhjet.
Bufi do vazhdojë deri të premten duke i treguar të gjithëve sa madhështore do jetë fitorja. Në 11, në darkë fitorja më madhështore e kënetës, më 12 paradite, do thotë fitorja është në kufi. Më 13, bufi do thotë vjedhja më madhështore e historisë. Kjo është dinamika që do zhvillohet.