Fitorja e Argjentinës në Botërorin e Futbollit, këtë të diel (mposhti 4-2 me penallti Francës, me 120 minutat lojë që përfunduan 3-3), çoi në ekstazë milona argjentinas, veçanërisht në Buenos Aires.
Një valë çmendurie dhe gëzimi për arritjen e pabesueshme të të besuarve të Lionel Scaloni premton një natë të bardhë në kryeqytetin argjentinas, siç tregojnë pamjet. Vështirë se do të ketë gjumë në këtë moment historik për vendin latino-amerikan.
Një gëzim që shpërblen një komb të tërë. Ashtu si kapitenin e tyre Leo Messi, që do të largohet nga ‘Selección’ pas Katarit e që i mungonte vetëm ky titull. Pleshti e ndjente se i detyrohej historisë. Jo vetëm me historinë e Kupës së Botës – me finalen e humbur në Maracana në 2014 me një gol në kohën shtesë – por edhe me historinë e tij. I duhej një Kupë Bote për tu ulur në një fron me Maradonën.
Live look at Buenos Aires right now 🤯🤯 pic.twitter.com/bQBenwiLtH
— FOX Soccer (@FOXSoccer) December 18, 2022