Bruno Fernandes nuk mundi të përmbahej! Shpërtheu në lot pas humbjes së Unitedit në finalen e Ligës së Evropës(VIDEO)

Mesfushori portugez, Bruno Fernandes mbeti në lot pasi Manchester Unitedi humbi finalen e Ligës së Evropës me penallti ndaj Villarrealit të Mërkurën në mbrëmje.

Unitedi ishte favoritë i qartë për t’i dhënë fund thatësirës së tyre katërvjeçare të trofeve dhe për të fituar trofeun  e parë nën urdhrat Ole Gunnar Solskjaer, pasi u përballën me ekipin e Unai Emery i cili përfundoi i shtati në La Liga.

Skuadra spanjolle kaloi në epërsi në pjesën e parë, duke e lënë Unitedin me punën e tyre të zakonshme për të kërkuar kthimin e një pjese të dytë.

Edinson Cavani e bëri të mundur me një barazim, por spanjollët ndaluan kundërshtarët në lojën e rregullt dhe vazhdime, për ta lënë përcaktimin e fituesit vetëm pas penalltive.

Gjuajtja e penalltive kishte nevojë për të gjithë 22 lojtarët dhe 21 të parët u shënuan para se David de Gea të humbte atë.

Humbja e penalltisë nga De Gea dhe humbja e mundësisë së fitimit të titullit ndikoi keq te disa lojtar të Unitedit, e në veçanti te portugezi Fernandes.

Mesfushori kreativ, i cili ishte lojtari më i mirë i sezonit të Djajtë e Kuq përfundoi në lot pas ekzekutimit të penalltive dhe skenat e bashkëlojtarëve duke ngushëlluar kanë pushtuar rrjetet sociale. 

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës