Britania e Madhe ngre ALARMIN: “200 fëmijë shqiptarë të zhdukur, bandat i rrëmbejnë nga…

by KLIKOJE.AL

Qeveria britanike duhet të bëjë më shumë për t’i dhënë fund përdorimit të hoteleve për azilkërkuesit fëmijë.

Ky është qëndrimi që Këshilli Bashkiak i Brighton ka mbajtur ndaj qeverisë së Britanisë së Madhe për të adresuar shqetësimin e zhdukjes së qindra fëmijëve. Pavarësisht raporteve se fëmijët po rrëmbeheshin nga hotelet në Brighton, qeveria britanike e mohoi një gjë të tillë.

Ndërkohë, reth 200 fëmijë, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë, janë zhdukur nga hotelet ku po strehoheshin azilkërkuesit. Kryetarja e këshillit bashkiak të Brighton tha se fëmijët nuk duhet të transferoheshin në hotele sepse aty nuk e merrnin përkujdesjen për të cilën kanë nevojë.

“Mjerisht ka autoritete lokale, duke përfshirë disa në juglindje, të cilët nuk i marrin në kujdes fëmijët azilkërkues dhe kjo është ajo që do të thotë se ka një numër të madh fëmijësh ende në hotele”- u shpreh kryetarja, Hannah Allbrooke. Ajo bëri thirrje që qeveria të zgjidhë mungesën e vendosjeve në kujdesin social të fëmijëve dhe të zgjidhë krizën e rekrutimit të punonjësve socialë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.