Sfida e djeshme mes Dinamos dhe Vllaznisë u mbyll me barazim 1-1. Takimi në stadiumin “Air Albania” ishte i pari i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ishte Dejvi Bregu që riktheu baraspeshën me një gol në minutën e 101-të. Sulmuesi i Dinamos tundi rrjetën nga penalltia, ndërsa më pas u fokusuan pamje të turpshme.
Bregu pështyu dhe ofendoi, ndërsa festoi më pas më pas golin e barazimit. Ndeshja u mbyll menjëherë pas këtij episodi. Kujtojmë se sulmuesi 30-vjeçar kishte humbur një penallti në fillimin e pjesës së dytë. Tek e dyta nuk gaboi, edhe pse portieri Aron Jukaj e kuptoi sërish krahun e goditjes.
REAGIMI I DINAMOS
“Klubi Dinamo kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me një episod të ndeshjes së fundit me Vllazninë, që në media është interpretuar në mënyrë të gabuar. Lojtari ynë, Dejvi Bregu, pasi shënon golin e barazimit, shfryn nervat nga frustrimi për faktin që ky gol erdhi në fund dhe që më parë kishte humbur një penallti, por pa fyer dhe pështyrë askënd, sikurse shkruhet dhe pretendohet në media.
Ndoshta është një keqkuptim dhe klubi ynë tërheq vëmendjen e shtypit për më shumë kujdes, që të mos prodhojë lajme të pavërteta.
Dejvi Bregu është një nga futbollistët më korrektë në fushë dhe jashtë saj.
Klubi Dinamo dhe futbollistët respektojnë dhe vlerësojnë çdo kundërshtar, duke nisur nga Vllaznia dhe të gjithë ata që marrin pjesë në garë.
Loja e futbollit është burrërore dhe klubi ynë pranon gjithmonë verdiktin e fushës me ‘fair play’’, shkruan Dinamo.