Dy futbollistë me origjinë shqiptare do të jenë pjesë e Gjermanisë U-21 për ndeshjet e marsit: Brajan Gruda dhe Nelson Weiper. Trajneri i U-21, Antonio di Salvo ka publikuar skuadrën e tij për ndeshjet e para të ekipit në vitin 2025. Gjermania U-21 do të përballet me Sllovakinë U-21 më 21 mars. Më pas ata do të presin Spanjën U-21 më 25 mars. Dhe, në dispozion për këto dy ndeshje, Gjermania U-21 do të ketë edhe dy shqiptarët Gruda dhe Weiper.
Të dy lojtarët thuhet se janë në negociata për kalimin te Shqipëria, por ende nuk është arritur diçka konkrete mes palëve. Brajan Gruda është edhe emri më i lakuar për të veshur fanellën kuqezi, por sipas raportimeve të shumta ai vijon të presë dhe të shpresojë se do të arrijë të sigurojë një vend në ekipin e parë gjerman të drejtuar nga Julian Nagelsmann.
Anësori 20-vjeçar, Gruda, këtë sezon u transferua te Brighton-i në Premier League nga Mainz-i për rreth 32 milionë euro. Megjithatë, aventura në Angli deri më tani ka rezultuar e vështirë, me 15 paraqitje në total dhe vetëm dy asistime. 19-vjeçari Weiper, edhe pse erdhi nga një dëmtim i rëndë, ka arritur të bëjë 17 paraqitje për ekipin e parë të Mainz-it këtë sezon, duke realizuar dy gola në Bundesliga. Edhe pse dy lojtarët janë ftuar nga Gjermania U-21, ata kanë ende mundësi për të përfaqësuar Shqipërinë në të ardhmen.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT) […]
Comments are closed