Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka qenë në Korçë ku edhe ka takuar fermerë të ndryshëm.
Sipas Braimllarit, fermerët kanë mbetur pa subvencione.
Ai ka bërë thirrje që duhet rikthyer shpresa tek rinia, pasi është shpresa e vetme.
toggle menu
VIDEO/ Braimllari nga Korça: Fermerët pa subvencione. Të rikthejmë shpresën tek të rinjtë
VIDEO/ Braimllari nga Korça: Fermerët pa subvencione. Të rikthejmë shpresën tek të rinjtë
15:37, 27/06/2020
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka qenë në Korçë ku edhe ka takuar fermerë të ndryshëm.
Sipas Braimllarit, fermerët kanë mbetur pa subvencione.
LEXO EDHE:
‘Improvizimi, strategjia e qeverise ndaj Covid’
Ai ka bërë thirrje që duhet rikthyer shpresa tek rinia, pasi është shpresa e vetme.
Postimi i Endrit Brahimllarit:
Jam së bashku me Eraldin në Pojan të Bashkisë së Maliqit për të parë nga afër dhe situatën përsa i përket prodhimeve bujqësore këtu, por dhe situatën me të rinjtë në gjithë këtë zonë.
Në fakt është zona më prodhuese e Shqipërisë, në fakt përsa i përket terrenit, por është zona më punëtore ku të rinjtë dhe të rejat kanë dëshirë të punojnë bujqësi dhe të krijojnë një biznes, por fatkeqësisht politika klienteliste e kësaj qeveria nuk e kanë krijuar këtë mundësi.
Po bisedoja me Eraldin dhe po më sqaronte shumë qartë mbi punën që ai bën këtu, mbi funksionimin e këtij plantacioni që e ka mbjellë qumështor, por ajo që është më e rëndësishmja që prek drejtpërdrejt këto fermerë ka të bëjë me mungesën e subvencioneve nga ana e qeverisë, por dhe ato subvencione që jepen, jepen në mënyrë klienteliste, në mënyrë të padrejtë, nuk i jepen atyre që i shërbejnë vërtetë bujqësisë, por i jepen atye me porosi të drejtpërdrejtë nga oligarkët e Edi Ramës.
Burokracitë e jashtëzakonshme për të marrë një subvencion e lodh shumë fermerin, i krijon kosto të jashtëzakonshme. Me Eraldin po bisedoja, dosje pafund dërgohen në drejtoritë bujqësore dhe nuk përfundon asnjëherë dosja për tu verifikuar, por një dosje për tu bërë ka shpenzimet e veta.
Ndaj sot është momenti për t’i bërë thirrje qeverisë, sot është momenti për t’i bërë thirrje të gjithë atyre që vërtetë kërkojnë të rindërtojnë shpresë në këtë vend që të investojnë tek bujqësia, të investojnë me subvencion të drejtpërdrejtë, të hiqen burokracirat në subvencione, por mbi të gjitha ta përkrahin fermerin vendas sepse prodhimi vendas është i jashtëzakonshëm, është një produkt shumë cilësor, i cili ka çmimin më të lirë në treg në krahasim me atë produkt që vjen nga importi.
Është fatkeqësi e jashtëzakonshme për të gjithë banorët e Pojanit, por dhe fushës së Korçës largimi i të rinjve nga zona. Të rinjtë tani janë larguar.
Po bisedonim me një grup të rinjsh që janë vendosur në Greqi për të bërë punë sezonale, shkojnë në Maqedoni për të bërë punë sezonale dhe nuk janë këtu për të punuar tokat e tyre sepse qeveria nuk i përkrah.
Ndaj duhet të marrë një herë e përgjithmonë fund kjo skemë klienteliste e Edi Ramës, kjo skemë klienteliste e qeverisë së tij dhe të fokusohemi 100% tek fermeri, të fokusohemi 100% tek përkrahja e biznesit të vogël dhe të mesëm me qëllim që të krijohen më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe një shpresë më të madhe që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre brenda vendit tonë, pra këtu në Shqipëri dhe jo jashtë territorit të Shqipërisë.