Borxhet dhe bllokim i aksioneve, Tirana rrezikon Kupat e Europës; klubi bardheblu gati të shesë tre lojtarë

Debts

Në fillim të muajit mars, Tirana është përballur me një tjetër bllokim të aksioneve. Ka qenë një shoqëri përmbaruese e cila ka urdhëruar: “Vendosja e masës së sekuestros konservative në aktivet që zotëron pala debitore shoqëria “Klubi i Futbollit Tirana”.

Shuma nuk bëhet e ditur, por mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të ketë ndikim te licencimi i skuadrës. UEFA ka kritere strikte kur është fjala për licencimin e klubeve të futbollit. Një nga kriteret bazë është që klubi të shlyejë detyrimet ndaj lojtarëve. Kur nuk e bën, vijnë penalitete të rënda dhe klubet shqiptare e dinë mirë këtë gjë.

LEXO MË SHUMË: Erbim Fagu nuk ka nga të kthejë sytë, Tirana “e copëtuar” ndaj Egnatias; shkon në katër numri i largimeve

Tirana, për shkak të këtyre problemeve, rrezikon të mose marrë licencën për të luajtur në Europë. Nëse deri në 31janar të këtij viti ishin dy lojtarë të cilët kishin bllokuar afrimet te bardheblutë dhe për rrjedhojë Tirana nuk regjistroi asnjë të afruar, këtë mars lojtarët janë bërë tre. Në sistemin e menaxhimit të merkatos së klubeve që kanë detyrime, tani janë tre lojtarë që kanë bllokuar Tiranën. Regjistrimi i fundit është kryer më 21 shkurt. Edhe pse nuk ka emër se cilit lojtari i takon ky bllokim.

SHITJET E LOJTARËVE

Tirana në fund të sezonit mund të ketë një tjetër “eksod” lojtarësh. Janë tre futbollistët në qendër të merkatos, që mund të shiten dhe të sjellin të ardhura. Bëhet fjalë për dy portierët Leon Kozi dhe Mustafë Abdullahu si dhe mesfushorin Jordi Jaku. Gjashtë lojtarë i janë larguar Tiranës në janar. Florent Hasani, Hila dhe Kaina së bashku kishin shënuar 16 gola, ose rreth gjysmën e golave të realizuar në dy fazat e para të kampionatit. Pak a shumë Tirana ka ndryshuar të gjithë repartin ofensiv.

Related posts

FOTO/ Ndeshja në Elbasan, tifozët e Partizanit shfryjnë inatin në faqen zyrtare të klubit

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet