“Blindohet” Nikla/ Rreth 100 efektivë kontrolle në terren

Mëngjesin e së shtunës forca të shumta policore kanë zbarkuar në Nikël dhe në fshatrat përreth për kapjen e personave në kërkim. Në këtë aksion marrin pjesë rreth 100 efektivë policie, mes të cilëve grupe të FNSH-së dhe të Shqiponjave. 

Po kontrollohen disa biznese dhe banesa ku dyshohet se mund të fshihen kontigjentë kriminal. Një ditë më parë u zhvillua një aksion i ngjashëm në zonë, ku u shoqëruan disa persona.

Kujtojmë se aksionet vijnë në vazhdën e kontrolleve pas ngjarjes së disa ditëve më parë në Larushkë ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë një person ndërsa u plagosën dy fëmijët e Gentjan Bejtjas.

Ndërkohë dy ditë më parë u rrahën barbarisht në një lokal në Fushë-Krujë nga anëtarë të fisit Rraja, dy persona me mbiemër Muja. Shkak i ngjarjes së rëndë u bë një gurore që rezulton se është nën administrimin e një anëtari të fisit Rraja.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën