“Doja të luanim në Air Albania”, Bledi Shkëmbi përpara takimit ndaj Elbasanit: E di që kemi presion, nuk ka justifikim në këtë…

Bledi Shkëmbi

Bledi Shkëmbi, trajneri i Tiranës,  doli ditën e sotme, në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të zhvillojë në “Niko Dovana” të Durrësit ndaj Elbasanit. Në prononcimin e tij për gazetarët, tekniku korçar ndër të tjera deklaroi:

FITORJA NDAJ BYLISIT-Fitorja gjithmonë të jep kënaqësi. Një kënaqësi që nuk është se na zgjati shumë. Ndeshja e radhës është shumë më e rëndësishme se ajo që kaloi. Luajmë kundër një skuadre që ka pasur objektiva madhore këtë vit, pavarësisht se nuk po kalojnë një moment të mirë. E dimë që do të jetë e vështirë. Patjetër që rezultati pozitiv nga bën të ndihemi më mirë, por e dimë shumë mirë që duhet të kemi vazhdimësi.

NDESHJA NË DURRËS-Do të doja të luanim te “Air Albania”, nuk diskutohet. Nuk ka mundësi. Në fakt këtë herë jemi marrë më pak me fushën. Jemi marrë më shumë me skuadrën që të bëjë maksimumin, kudo që mund të luajmë, mos kërkojmë justifikim.

DERBI-Nuk i kam sytë nga derbi, i kam te ndeshja me Elbasanin, sepse është shumë e rëndësishme. Patjetër që kemi presion, nuk e them në kuptimin e keq të fjalës. E di që kemi presion, duhet të kemi presion. Për vetë situatën ku jemi është normale, për këtë fanellë patjetër që duhet të kesh presion.

MUNGESAT-Janë shumë mungesa për skuadrën tonë. U shtua edhe Ernest dhe nuk na vjen mirë. Ai kishte krijuar një profil për skuadrën, për sulmin. Do të ishte mirë ta kishim. Nuk kemi ccfarë të bëjmë, jemi munduar ta zëvendësojmë, jam i bindur, që ata lojtarë që do të jenë aty në sulm, do të vazhdojnë të bëjnë mirë.

MERKATO-Merkatoja është e mbyllur. Politika e klubit ka qenë që patjetër t’i mbështesim të rinjtë. Më besoni që pjesa e Mihanës, ka bërë shumë mirë në stërvitje. Minutat i fitoi me meritë, në qoftë se do të vazhdojë ashtu, do të fitojë akoma më shumë. Jo vetëm Mihana, por edhe 2-3 të tjerë që ne i kemi në skuadër.

STADIUMI I DERBIT-Më duket normale që derbi të luhet në “Arenën e Demave”, është stadiumi i Partizanit dhe nuk është se për mua personalisht ka ndonjë çudi. Çdo klub bën atë që është më mirë për veten. Nuk e shikoj si problem”, u shpreh Bledi Shkëmbi.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana