Bledi Shkëmbi ka dhënë përshtypjet e para pas fitores së Tiranës ndaj Skënderbeut. Bardheblutë ia dolën në duelin e mbijetesës kundër korçarëve edhe pse minimalisht dhe falë një penaltie. Për suksesin 1-0 në Elbasan ka folur dhe trajneri i kryeqytetasve që sot mund të flejë i qetë.
“Kemi vuajtur shumë gjatë javës nga mungesat. Bëmë një ndeshje mos të them të dobët se morëm 3 pikë. Një nga ndeshjet më pak të mira të paktën nën drejtimin tim tek Tirana. Fati na ka kthyer atë që nuk na ka dhënë në ndonjë ndeshje tjetër, Të shohim se kush na vjen i rikuperuar pasi java ikën shpejt dhe vjen një ndeshje tjetër.
Falëm shumë topa shumë pasime të thjeshta. Vuajtëm në pjesën e dytë nga gabimet e pjesës së parë, Humbnim topin shpejt dhe ata shpejtë. Dëshira për 3 pikë vinte vetëm kur merrnim topin në konytroll. Smaçi është inteligjent, mund të vuante shpejtësinë e lojtarit të Skënderbeut. Pori a doli mirë në zëvendësimin e Metës, që na doli i dëmtuar. Mihana dhe Vogli morën shansin që të gjithë ne kemi marrë në moshën 16-vjeçare. Konsultohem me trajnerët e moshave, të akademisë nuk diskutohett. Jam i bindur do të jenë e ardhmja”, u shpreh Bledi Shkëmbi.
LEXO ME SHUME:Tirana merr suksesin me penalltinë e fituar nga 16-vjeçari, Skënderbeu “tërbohet” me arbitrin Prenga (video)
Tirana merr një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0 dhe arrin të ngjitet në vendin e shtatë dhe të largohet nga zona e ftohtë. Një gol i Bajrovic në fund të ndeshjes nga pika e bardhë vendosi gjithçka.
Fitorja erdhi nga stoli ku kryeqytetasit ishin plot mungesa për shkak të lojtarëve të pezulluar dhe dënuar. Ishte minuta e 82-të, kur Serxho Vogli vetëm 16-vjeç fitoi penalltinë. Gjyqtari Klodian Prenga tregoi nga pika e bardhë. Më pas e mori përsipër Bajroviç, që e ktheu në gol. Dyshja Vogli-Bajroviç u treguan vendimtarë, ndërsa bardheblutë tashmë janë jashtë zonës së ftohtë.