Bledi Shkëmbi e nis keq ndeshjen e parë në stolin e Tiranës, Shkëndija e mund në miqësore (video)

by KLIKOJE.AL

Shkëndija dhe Tirana u përballen në një test miqësor ditën e sotme në stadiumin ‘Ladorisht’ në Ohër ku skuadrat janë zhvendosur për fazën përgatitore.

Tetovarët fituan me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Ramadanit në fund të takimit. Një ndeshje e dominuar nga kuqezinjtë që ishin dukshëm më të mirë në fushën e lojës. Bardheblutë hasën vështirësi që në fillim të takimit për shkak të shumë lojtarëve të rinj që luanin për herë të parë.

Skuadrat tani i rikthehen stërvitjes ndërsa do të kenë teste të tjera miqësore në kuadër të fazës përgatitore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.