Biznesmeni gjerman te Skënderbeu, zbulohet e vërteta e 25% të aksioneve të klubit korçar

by KLIKOJE.AL

Skënderbeu po vijon punën për ndërtimin e ekipit me kërkesat dhe pritshmëritë e sezonit të ri. Duke pasur parasysh arritjet e sezonit të kaluar dhe pritshmërive të sezonit të ri korçarët duket se janë të përqendruar te ndërtimi i një ekipi solid për kampionatin e ardhshëm.

Orët e fundit te Skënderbeu po përflitet për një aksioner gjerman Daniel Thomas Loitz që kërkon 25% të aksioneve të klubit korçar. Palët janë takuar në Tropikal dhe kanë folur rreth kësaj mundësie por që në atë moment e në vazhdim nuk është bërë asgjë më shumë.

Investitori gjerman ka arritur të bindë vetëm Krasniqin për t’u bashkuar me ekipin dhe më pas nuk është shfaqur më në ambientet e klubit korçar. Në kushte të tilla bardhekuqtë janë të hapur për bisedime teksa kërkojnë të shohin më me hollësi projektin dhe kërkesat e investitorit që kërkon të hyjë si donator në këtë shoqëri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.