E FUNDIT/ Rinovim me peshë për Partizanin, futbollisti pranon të vijojë pjesë e klubit kryeqytetas

Partizani mbetet aktiv në merkaton e verës. Të kuqtë kanë transferuar katër lojtarë deri tani dhe repartit të sulmit i është dhënë rëndësia kryesore. Tri prej zyrtarizimeve janë Skuka, Isgandarli dhe Garsia, që mund të funksionojnë bashkë për gjithë repartin. Asgjë nuk është mbyllur për sulmin. Archange Bintsouka tashmë është zyrtare se ka pranuar rikthimin te Partizanit.

Lojtari nga Kongo është bindur për të rinovuar me klubin kryeqytetas dhe për Skënder Gegën është një lajm i mirë në repartin e sulmit. Bintsouka e njeh mjaft mirë kampin e kuq dhe nuk do të kishte nevojë për ambientim. 22- vjeçari e ka treguar talentin që nga afrimi tek ekipi i parë. Bintsuka në dy sezonet e fundit rezulton lojtari me më tepër kontribut para portës, pas Rrapajt.

Ky i fundit, që largohej në janar, në të gjithë kompeticionet ka kontribuar 25 gola (16 gola+9 asist). Në anën tjetër, Bintsouka po aq sa Cara, ka kontribuar në 23 gola. Sulmuesi nga Kongo shënoi 17 gola me fanellën e Partizanit nga sezoni 2023- ‘24, si asnjë tjetër, dhe asistoi 6 të tjerë.

Tre spastrime në fazën ofensive te Partizani i Skënder Gegës. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq bën me dije se ka përfunduar bashkëpunimin me Dzmitri Padstrelau, Nikola Vujnoviç dhe Rodrigo Piloto.

LEXO ME SHUME:Besiktas bën lëvizjen surprizë, projekton shkëmbimin e Muçit me ish-lojtarin e Manchester United

Related posts

Besiktas bën lëvizjen surprizë, projekton shkëmbimin e Muçit me ish-lojtarin e Manchester United

Situatë e vështirë te Tirana, dy titullarët drejt largimit nga klubi (EMRAT)

E FUNDIT/ Final-Four drejt dështimit? Drejtori administrativ i FSHF-së tregon si qendron e vërteta