“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Këtë vit njerëzit janë shumë kuriozë, pasi ky sezon vjen me ndryshime të shumta. Vetëm pak më parë është zbuluar se regjisori i këtij i sezonit të tretë “BBV” do të jetë Ergys Lubonja. Në një intervistë ai ka zbuluar risitë dhe disa të reja teknike.
Ka shumë të reja teknike duke filluar nga numëri i kamerave, janë mbi 100… është bërë një punë shumë e mirë për mënyrën si janë të vendosura kamerat… fal këtij sistemi dhe investimi shpresojmë të pasqyrohet çdo gjë ashtu siç e do formati… është një punë shumë e mirë për kastin dhe për përmbajtjen shpresojmë që publiku do shohë një Big Brother siç nuk e ka parë kurrë…
Deri më tani me anë të një video të postuar në faqen zyrtare të Instagramit të “BBV3” është zbuluar se ky sezon do të moderohet nga Ledion Liço. Këtë e ka konfirmuar edhe Sara Hoxha në intervistën e saj në “Më lër të flas”, ku edhe ka zbuluar disa foto dhe detaje ekskluzive nga shtëpia e “BBV3”. Ditën e djeshme janë konfirmuar opinionistët e këtij sezoni. Edhe pse pas përfundimit të sezonit të kaluar, ai u shpreh se nuk do të jetë më pjesë, për herën e tretë Arbër Hajdari do të jetë përsëri opinionist në “BBV3”. U shkëput nga televizioni, pasi u zgjodh deputete, tashmë Oriela Nebiaj rikthehet në ekran e këtë herë jo si moderatore, por si opinioniste në “BBV3”.