Big Brother/ Një tjetër banor në shtëpi? Zbulohet emri i aktorit që po përflitet (EMRI)

Disa ditë më parë, moderatorja e “Big Brother Vip”, Arbana Osmani, lajmëroi banorët dhe pubilkun se “Big Brother duket sikur po nis nga fillimi”.

Me hyrjen e gjashtë banorëve të rinj, është ende e paqartë nëse do të ketë ende hyrje të reja në shtëpi. Megjithatë aludimet në rrjet nuk mungojnë dhe emri i fundit që përflitet është ai i aktorit të humorit, Rezart Veleshnja.

Në fakt ka qenë vetë aktori ai që ka nxitur dyshimet se mund të jetë pjesë e formatit. Aktori ka postuar një foto me regjisorin e BBVA, Eduart Grishaj duke shkruar krah saj: “Si mendoni a të futem në Big Brother?” Nuk dihet nëse është thjesht një ngacmim i aktorit apo ai realisht po mendon të bëhet pjesë e formatit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit