Big Brother/ Luizi gdhend ne trup Kiarën, zbulohet tatuazhi që bëri sot për të (video)

Luiz Ejlli ka vendosur që të gdhendë në trup diçka që i përket Kiarës. Ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip, shkoi një tatuazhist për t’u bërë tatuazhe banorëve.

Këngëtari i kërkoi atij që të bënte pikërisht firmën e dashurisë së tij, Kiarës. Gjithashtu përmos firmës, Luizi kërkoi edhe syrin e moderatores dhe logon  e “Big Brother” si për ta kujtuar gjithmonë këtë eksperiencë.

“Kam dy muaj që e kërkoj, dua tatuazh. Këta më vonuan, nuk e kuptoj përse. Ja tani i ratë pikës, Vëllai i Madh të hëngsha zemrën. Është syri i Kiarës dhe logoja e Big-ut sipër, të vijë dhe Kiara t’i vendosë firmën”, tha ai. Këtë gjë e vlerësoi shumë Kiara teksa i buzëqeshte fytyra nga veprimi i Luizit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit