Big Brother/ Çfarë ndodhi? Efi godet me vezë në kokë Kristin, ja reagimi i banorëve: U vendos… (video)

by KLIKOJE.AL

Me debate të ashpra u shoqërua pozicioni i Kristit si President i qeverisë së Big Brother, ndonëse u votua me shumicë votash për një post të tillë. Teksa banorët ishin në oborr, Bledi debatoi me Kristin duke i thënë atij se populli i besoi votën dhe se ai duhet të zbatojë ligjet.

Kristi u shpreh se vendimi për të arrestuar Dean për shkeljen e saj, u mor nga aleancat, ndërsa edhe njëherë përsëriti që qeveria është e korruptuar. Jori, nën cilësinë e Avokates së Popullit, kërkoi që Kristi të goditej me vezë, duke qenë se një gjë të tillë e miratoi kabineti qeveritar mbrëmjen e kaluar.

Luizi i tha Efit që t’ia hidhte ajo vezët, por ia tha me zë të ulët kur nuk e dëgjoi askush përveç Kiarës. Ajo mori vezët dhe sapo Kristi u kthye, i theu atij dy vezë në kokë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.