Një zyrtare e lartë e mbrojtjes në Rusi është gjetur e vdekur pasi ka rënë nga një dritare në një bllok kulle të lartë. Sipas medieve të huaja, Marina Yankina, 58 vjeç, u zbulua nga një kalimtar në hyrje të një shtëpie në rrugën Zamshina në Shën Petersburg.
Ajo besohet se ka rënë nga një lartësi 50 metra dhe ka ndërruar jetë në vend. Zyrtarja ishte një figurë kyçe në financimin e luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë. Yankina ishte kreu i departamentit të mbështetjes financiare të Ministrisë së Mbrojtjes për Qarkun Ushtarak Perëndimor, i cili është i përfshirë ngushtë në pushtimin e diktatorit.
Komiteti Hetimor Rus konfirmoi vdekjen e saj dhe po heton rënien misterioze nga lartësia. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të afërt me Putinin kanë vdekur në mënyrë të mistershme.