17 ditë nga largimi si trajner i Mechelen, Besnik Hasi gjen menjëherë ekip; firmos me ish-klubin (FOTO)

Besnik Hasi

Besnik Hasi është bërë me skuadër të re vetëm 17 ditë pasi u largua nga KV Mechelen. Trajneri shqiptar u largua nga klubi belg, ndërsa tani është emëruar në krye të ekipit belg RSC Anderlecht. Për Hasin është rikthim te Anderelcht, pasi e kishte udhëhequr këtë skuadër për dy vite nga 2014 deri më 2016.

 

Anderlechti ka vendosur të ndahet me trajnerin e deritanishëm David Hubert, derisa Hasi do ta zëvendësojë atë me një kontratë deri në fund të sezonit ku mund të vazhdohet. “E njoh këtë klub dhe pritshmëritë që vijnë me të. Është kënaqësi të drejtoj edhe një herë ekipin e parë të Anderlechtit”, tha Hasi.
Hasi si trajner i Anderlechtit fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Belgjikës.

LARGIMI NGA MECHELEN

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare e mbylli bashkëpunimin me klubin. Njoftimi erdhi vetë nga klubi “verdhekuq”, me këta të fundit që i dedikuan një postim të veçantë, strategut shqiptar të pankinës, teksa falenderuan jo pak Hasin, për punën e bërë, duke i uruar edhe sukses në të ardhmen, postim ky që erdhi menjëherë pas ndeshjes Mechelen-Leuven, nga ky ish-kapiteni u shpreh se i vjen keq për largimin, por shtoi se e bëri punën e tij me ekipin, dhe se tani ai do të ndjekë karrierën e tij.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)