Situata te Luftëtari është bërë alarmante. Pesë ndeshje radhazi pa fitore dhe dy humbje njëra pas tjetrës ka vendosur që klubi gjirokastrit të shkarkojë trajnerin Besmir Shabani, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.
Burime pranë klubit gjirokastrit bëjnë të ditur se drejtuesit ishin të pakënaqur me ecurinë e skuadrës, që nuk ka arritur të rikthehet te rezultatet pozitive pavarësisht përpjekjeve të stafit teknik. Në kampin bluzi mbizotëron tension, ndërsa disa zëra flisnin për mungesë harmonie në dhomën e zhveshjes.
Pas startit premtues të sezonit, Luftëtari ka rënë ndjeshëm në renditje dhe tashmë rrezikon të humbasë kontaktin me objektivat sezonalë. Në Gjirokastër pritet të shihet se kush do të jetë pasuesi në pankinë i Besmir Shabani-t, por një gjë është e sigurt, objektivi mbetet mbijetesa në Kategorinë e Parë, një mision që tashmë kërkon vendime të shpejta dhe lëvizje të guximshme nga drejtuesit.
Në klubm përflitet se drejtuesit po shqyrtojnë disa alternativa për pankinën, në rast se rezultatet negative vazhdojnë. Shabani, megjithatë, ka kërkuar edhe një mundësi të fundit për ta kthyer situatën në favor të tij në ndeshjet e ardhshme.
