Besiktas ka siguruar një fitore të rëndësishme në Europa League përballë Athletic Bilbaos, duke ringjallur plotësisht shanset për kualifikimin e mëtejshëm në këtë turne. Dhe protagonistë të suksesit 4-1, ishin Ernest Muçi me Milot Rashicën.
Në ndeshjen e parë të Ole Gunar Solskjaer në drejtimin e klubit turk, trajneri u besoi atyre dy krahët e sulmit në mbështetje të Imobiles. Muçi ishte ai i cili krijonte aksionet e rrezikshme, ndërsa Rashica finalizoi duke shënuar dy herë e bërë të pavlefshëm edhe barazimin e përkohshëm të miqve.
Rashica më pas ishte ai i cili dha asistin për golin e tretë të Rafa Silva, ndërsa në fund Zhoao Mario i vendosi vulën fitores 4-1 për ekipin turk i cili ngjet shkallë të rëndësishëm në renditje dhe futet përsëri në grupin e skuadrave që mund të kualifikohen në turin tjetër.
LEXO ME SHUME:Ernest Muçi larg Besiktasit? Solskjaerit i mjaftojnë 30 minuta për të ardhmen e sulmuesit
Ole Gunar Solskjaer trajneri i ri i Besiktas-it ka sjellur ndryshimin e situatës së Ernest Muçit në klubin e njohur turk. Futbollisti ishte në dyshim për të qëndruar apo jo në radhët e klubit të qytetit të Stambollit, me shitjen apo huazimin e tij në janar. Por me ardhjen e teknikut norvegjez, gjithçka ka ndryshuar. Ish-trajneri i Manchester United, ishte në tribunë si spektator në ndeshjen e kësaj fundjave që Besiktas-I luajti ndaj Samsunspor. Në barazimin 0-0, Muçi ishte ndër më të mirët në fushë, edhe pse u aktivizua vetëm në minutën e 59-të, teksa krijoi disa raste para portës, por pa ia dalë të tundte rrjetën.