Besiktas-Galatasaray, po luhet për javën e 29-të të Superligës turke. Në këtë përballje, Ernest Muçi dhe Milot Rashica janë titullarë në këtë përballje. Sulmuesi, pavarësisht se nuk po preferohet si titullar te Kombëtarja, te ekipi turk, Besiktas Solskjaer e sheh në qendër të projektit. Ernest Muçi zhvilloi një 45 minutësh fantastik, duke vendosur në vështirësi mbrojtjen e Galatasarayt.
Një ndërhyrje horror u pa ndaj Ernest Muçit. Ishte minuta e 33-të, kur Frankovski goditi sulmuesin shqiptar mes këmbëve. Fillimisht gjyqtari i ndeshjes u mjaftua me karton të verdhë. Muçi po merrte ndihmë nga stafi mjekësor, ndërsa VAR e thërriti kryesorin për të riparë pamjet.
Më pas vendimi ndryshoi, duke nxjerrë Frankovskin me karton të kuq. Muçi ia doli ta vazhdojë ndeshjen pa probleme. Në minutat në vazhdim, Muçi shënoi golin e dytë, por fatkeqësisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, jo për faj të shqiptarit, por për shkak të Joao Marios i cili mori pjesë në aksion.
Offside, but what a strike by Muçi pic.twitter.com/LpblKDCkyn
— Albanian football🇦🇱 (@ALBfootball) March 29, 2025
LEXO ME SHUME:E ardhmja e Ernest Muçit larg Besiktas-it? Klubi turk del me deklaratë zyrtare për lojtarin (FOTO)
LARGIMI I MUÇIT NGA BESIKTAS
Klubi zyrtarisht ka përgënjeshtruar çdo lajm duke i konsideruar të rremë. Jo vetëm për Muçin, por zërat kanë qenë edhe për largimin e Elan Rikardon. Kujtojmë se kartoni i Muçit u ble rreth 1 vit më parë nga Legia e Varshavës. Beşiktash pagoi plot 10 milionë euro për sulmuesin që sapo ka mbushur 24 vjeç.