Partizani gjen zëvendësuesin e Carës te Besiktas, zbulohet profili i 20-vjeçarit

by KLIKOJE.AL

Besar Gudjufi është lojtari më i ri i Partizanit. Sulmuesi i krahut të majtë mbërrin në Tiranë nga klubi i Shkupit si zëvendësues i Tedi Carës. “Sportmania” tregon se talenti i Kombëtares U-21 bëhet transferimi i dytë te “demat”. Më parë kujtojmë se firmosi Dzmitri Padstrelau.

Në verën e kaluar ishte Shkupi që përfitoi shërbimet e 20-vjeçarit duke paguar 100 mijë euro te Beshiktashi. Kjo pasi atje ishte pjesë e skuadrës U-19. Besar Gudjufi luan në krahun e majtë të sulmit. Kështu shikohet si pasues i Tedi Carës, që u largua për të luajtur në Ukrainë. Në kampionatin maqedonas, futbollisti nisi pesë ndeshje si titullar me Shkupin. Në shtatë të tjera u aktivizua si zëvendësues.

Ndërkohë vetëm në nëntor zgjodhi të luajë për Shqipërinë U-21, pasi më parë kishte dhënë kontributin e tij te moshat e Maqedonisë së Veriut.

LEXO ME SHUME:Situatë e pazakontë te Partizani! Klubi ka firmosur me mbrojtësin nigerian, ky i fundit dëshiron largimin

ISMAILA SODIQ AFRIMI I FUNDIT

Ismaila Sodiq, një situatë e sikletshme është krijuar mes Partizanit dhe mbrojtësit nigerian. 21-vjeçari, i cilësuar si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë afrikanë nën moshën 23 vjeç,  ishte përforcimi i parë i të kuqve në merkaton dimërore, por kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ardhja në Shqipëri ai dëshiron të largohet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.