Besa nuk ndalet në merkato, afron sulmuesin e Egnatias (EMRI)

Besa është një nga skuadrat më të lëvizshme këtë merkato. Kavajasit po zhvillojnë një dritare transferimi të nxehtë me emra të bujshëm që e bëjnë atë ‘mbretëreshën e merkatos’ deri më tani në Kategorinë e Parë.

Emra si Jurgen Goxhaj, Mentor Mazrekaj, Donald Mëllugja, Indio Oliveira e shumë të tjerë i vendosin kavajasit si pretendentë për titullin kampion dhe ngjitjen në Superiore. Por, duket se drejtuesit nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq.

Afrimi i rradhës është në repartin ofensiv dhe vjen nga kampionët e Shqipërisë, Egnatia teksa kanë huazuar Juozas Lubas për një sezon. Sulmuesi 22-vjeçar do të vihet nën urdhërat e Mirel Josës në stërvitje dhe do të jetë një përforcim për krahët e sulmit.

Related posts

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione

“Rrahje dhe paga të papaguara”/ Ish-drejtuesi zbulon konfliktet dhe kaosin te Vllaznia