Besa kërkon që të rikthehet në Superiore, ndërsa aktualisht bën pjesë në zonën “play off” të Kategorisë së Parë. Për këtë kavajasit po lëvizin, që të përforcojnë ekipin e Gugash Maganit me elementë nga elita e futbollit shqiptar.
Mësohet se Besa është pranë zyrtarizimit të dy sulmuesve, që ishin pjesë e Superiores në pjesën e parë të sezonit. I pari, pikërisht Aldi Gjumsi që e mbylli te Tirana. Emri tjetër vjen nga Teuta dhe bëhet fjalë për Joel.
Ekipi i Gugash Maganit kaloi një fillim mjaft të vështirë, duke u shfaqur në luftë për mbijetesë. Tashmë që gjërat kanë ndryshuar, kavajasit pritet të shtojnë elementet cilësorë.