Besa e Mirel Josës vazhdon merkaton aktive, firmos me ish-futbollistin e Flamurtarit (EMRI)

by KLIKOJE.AL

Besa e Kavajës është një nga skuadrat më aktive në merkato. Kavajasit po bëjnë përforcime mjaft cilësore, ndërsa tashmë objektivi i tyre dihet. Klubi kërkon ngjitjen në Superiore. Drejtuesit nuk kanë ndërmend të ndalen, teksa kanë arritur marrëveshjen me ish-lojtarin e Skënderbeut. Erlis Frashëri mbyll pas 6 muajsh aventurën e tij te Flamurtari dhe do të vihet nën urdharat e Mirel Josës.

Mbrojtësi ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Besës dhe pritet që në orët në vazhdim të firmosë kontratën me kavajasit.  36-vjeçari zbarkoi në Vlorë nga ekipi i Skënderbeut dhe luajti në 13 ndeshje duke realizuar dhe një gol.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.