Berisha pritet me ovacione në Kavajë, shpërthen kreu i PD-së: “Jetën e japim, votën jo”

Këtë të enjte u kremtua në Kavajë 32-vjetori i themelimit të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. i pranishëm ishte edhe Sali Berisha, i cili theksoi se demokratët janë më të fortë, ndërsa u shpreh i sigurt në fitoren e zgjedhjeve të 14 majit. Ai theksoi se demokratët do të luftojnë për të mbrojtur votën e lirë në Shqipëri, pavarësisht se qeveria Rama tha ai është armike e vullnetit të lirë të qytetarëve.

“Sot jemi përballë një regjimi, që njësoj si ai që përmbysëm në ’90 nuk do votën. Sot kemi një qeveri, e cila ka shndërruar të gjithë makinerinë në shkatërrimin e votës, duke shkelur çdo ligj dhe parim të shoqërisë së lirë. Demokrate dhe demokratë, ne jemi dhe do mbetemi njerëzit e lirisë, ne do ecim përpara me moton: jetën e japim, votën nuk e japim. Askush nuk do të mund të luajë më me votën e shqiptarëve”, tha Berisha.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur