Kur vjen puna tek interesat e ngushta personale, ish-kryeministri Sali Berisha është në gjendje që të çojë në “gijotinë” edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkura falje për mënyrën autoritare se si e ka drejtuar Partinë Demokratike para vitit 2013 dhe ndërkohë ka premtuar legalizimin e fraksioneve brenda PD, nuk ka ndodhur aspak kështu. Gazeta “SOT” ka mësuar se ish-kryeministri Berisha ka “kërcënuar” deputetin e Partisë Demokratike, Oert Bylykbashin, pak minuta pasi ky i fundit publikoi në rrjete sociale dy ditë më parë, deklaratën e grupit të parlamentar të Partisë Demokratike së udhëhequr nga Enklejed Alibeaj. Zoti Alibeaj pasditen e së martës shpërndau një deklaratë për mediat, në të cilën mes të tjerash thuhej se grupi parlamentar i PD-së ka vendosur të dalë vetëm në zgjedhjet lokale të 2023, pasi “Rithemelimi” vendosi interesin dhe kushtin për të njohur “Statusin”, e 11 dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për zgjedhjet lokale. Por ky vendim i deputetit Bylykbashi për ta shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook” një deklaratë të kundërshtarëve të Berishës dhe që më tepër e nxinte dhe diskreditonte atë, me qëllim ose jo, apo nga pakujdesia, duket se ka xhindosur kreun e “Foltores”, i cili mësohet se ka telefonuar ligjvënësit dhe i kërkuar ta fshijë urgjentisht postimin. Dhe kështu ka ndodhur, pasi postimin Bylykbashi e ka fshirë nga rrjeti social në “Facebook”. Madje, llogari më të gjatë mësohet se Berisha i kë kërkura Bylykbashit edhe në ambientet e selisë blu, pas takimit që zhvilloi dy ditë më parë me krerët e degëve të Tiranës, teksa me tone të ashpra ja ka bërë të qartë ligjvënësit që të mos mbajë një dorë në kadaif dhe një në ballkave. Pra, e gjithë kjo skenë dhe ky kurs i Berishës, tregon edhe njëherë se kreu i “Foltores” ka “ndërruar qimen, por jo zakonin” e hakmarrjes dhe kërcënimeve ndaj atyre që nuk i binden dhe i dalin nga rreshti. Megjithatë, mbetët të shihet nëse deputeti e ka shpërndarë deklaratën e grupit të Alibeajt me qëllim, padashje apo ndoshta Bylykbashi po mendon për ndonjë lëvizje, për shkak se po e shikon që Sali Berisha nuk ka më të ardhme në Partinë Demokratike dhe politikë.
Hakmarrja e Berishës ndaj deputetëve që e refuzuan?
Megjithatë, nuk është hera e parë që ish-kryeministri Sali Berisha ka ushtuar presione ndaj deputetëve demokratë që nuk i binden apo i nënshtrohen atij, sidomos ata që bëjnë pjesë tek grupi i Enkelejd Alibeajt. Sot që flasim Berisha nuk ka arritur dot të shtrijë kontrollin mbi grupin e Alibeajt. Në kulturën e tij politike, Berisha është përpjekur gjatë gjithë kohës të jetë besnik i një shkolle, i zhdukjes së politikanëve që tentojnë të qëndrojnë në mes të një konflikti, duke mos u bërë me asnjë palë. Prej vitit 1991, ai çdo debat politik që ka provokuar e ka mbështetur mbi parmin, ose me mua ose me kundërshtarin. Kështu ka zhdukur në çdo kohë njerëzit që kanë tentuar të qëndrojnë në mes dhe të bëjnë llogaritë e tyre. Ai pranon vetëm ata që bëhen me të, ndërsa të tjerët janë armiqtë më të mëdhenj të tij. Kjo po i ndodh tani me grupin parlamentar. Fakti që 35 deputetë nuk ju bashkuan atij politikisht ishte një goditje e rënd për të e cila e dëmtoi ndjeshëm në betejën e tij kundër SHBA dhe Britanisë së Madhe. Dhe tani ai ka vënë në funksionim shkollën e tij politike, duke shpikur aksione false që t’i dërmoj ata politikisht. Sinjalin e parë e dhe dy ditë më parë, kur dështuan negociatat me grupin e Alibeajt, për të cilin ai dhe zyrtarët më të lartë të “Foltores” hodhën akuza dhe lëshuan kërcënime. Ndërkohë që me paralajmërimet për protesta, Berisha ka sërish të njëjtin objektiv. Ai synon të tërheq deputetët që refuzojnë ata politikisht në çadrën e mitingut të tij për të thyer mallkimin që nuk i shkojnë atij pas politikisht. Atij i intereson vetëm të thyhet ajo shifra që 35 deputetë nuk janë me të. Duke numëruar deputetët që mund t’i bashkohen atij në protestën e 12 nëntorit dhe që natyrisht nuk janë me Berishën, ai thjesht do të shpall triumfin ndaj atyre që i kanë rezistuar në PD. Pas kësaj këtë deputet nuk është se i duhen më. Janë të lirë të kthehen prapë tek Alibej. Atij thjesht i intereson të thyej shifrat që e kanë lënë pa gjumë gjithë këto kohë. Dhe duke i trajtuar ata si shifra ai realizon dhe objektivin e kësaj proteste, ndërsa mesazhi është i qartë që ai do të thotë: “shiko se jam shumicë”, paçka se sot Gjykata e Apelit leit mund t’i heqë atij zyrtarisht logon dhe vulën e PD, që e ka uzurpuar prej disa muajsh.