413
Beniada dhe Einxhel kanë “ndezur” sërish shtëpinë e Big Brother që sapo nisi dita. Sapo u zgjuan, dy vajzat filluan të bëjnë tëerk nga shtretërit e tyre.
Beniada zgjodhi Einxhelin si aleate për të vazhduar lojën në çift. Që ditën e djeshme ka nisur loja, ku disa gjëra janë të detyruara t’i bëjnë bashkë.
Një ndër provat javore këtë herë në shtëpinë e BB VIP është që banorët e ndarë në çifte të kërcejnë me partnerin e tyre në çdo moment që vëllai i madh do të vendosë në sfond një këngën e tyre.
Edhe mbrëmjen e djeshme, teksa të gjithë po shijonin një darkë surprizë në oborrin e shtëpisë, Beniada dhe Einxhel dëgjuan këngën e tyre në sfond dhe nisën menjëherë të kërcenin.