Partizani është përforcuar në këtë merkato vere me lojtarë vërtet cilësore dhe që bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar. Që nga porta e në sulm nënurdhrat e Zoran Zekic janë vënë disa lojtarë.
Pikërisht për portën demat siguruan shërbimet e “dorezës së artë” të Superiores. Pano Qirko do të jetë titullar për të kuqtë me shumë gjasa duke filluar që në sfidën ndaj Bate Borisov. Me ardhjen e ish-gardianit të Teutës, minutat për Bekim Rexhepin shkurtohen ndjeshëm.
Portieri i kuq i vetëdijshëm për një situatë të tillë ka bërë menjëherë takim me drejtuesit e klubit, ku ka diskutuar për të ardhmen e tij. Rexhepi dëshiron të largohet, por duket se klubi nuk ka ndërmend të privohet me largiminne tij para Europës.
Në këtë mënyrë Zoran Zekic ka dorëzuar listën me 25 lojtarët që do të jenë të gatshëm për Baten dhe emri i Rexhepit ndodhet pjesë e saj. Palët kanë kontratë mes tyre deri në vitin 2025 dhe mbetet të presim për të mësuar se si do të zgjidhet kjo situatë mes tyre.