Bekim Balaj, kapiteni thërret për ndihmë, apeli që ka për tifozët: Së bashku ia dalim ndaj Egnatias (video)

Bekim Balaj

Egnatia dhe Vllaznia do të përballen të dielën në orën 20:00 për ndeshjen e vlefshme gjysmëfinale të “Final 4”. Në prag të këtij dueli kapiteni i shkodranëve, Bekim Balaj iu ka bërë thirrje tifozëve.

Përmes një video të postuar në faqen zyrtare të klubit ai kërkon mbështetjen e të gjithë tifozëve kuqeblu në “Air Albania”.

“Gjatë karrierës kam provuar shumë emocione por një titull me Vllazninë do të më shijonte më shumë. Jemi një hap larg finales, ju ftojmë të gjithëve në “Air Albania” . Bashkë ja dalim, forca Vllaznia!”, thotë Bekim Balaj.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës